Aktualitet

Dhunë, armë, drejtim mjeti në gjendje të dehur! Tetë të arrestuar në Tiranë

24 Tetor 2021, 08:50 Nga DOSJA
Dhunë, armë, drejtim mjeti në gjendje të dehur! Tetë

TIRANË– Tetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga përfundoi një 44-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi iu gjet një armë. Disa të rinj u ndaluan në flagrancë nga policia pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; K. E, 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë; F. L, 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese; E. Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll