Aktualitet

Vajza e Çangut: Autorët qëndruan tre orë, i thashë të fejuarit më kanë vrarë babin

24 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Vajza e Çangut: Autorët qëndruan tre orë, i thashë

TIRANË– Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, ka rrëfyer tmerrin që kaloi përgjatë 3 orëve kur u grabitën. Ajo tregoi se në dhomën e saj kanë qënë tre policë, të veshur me kostume sportive dhe me kapele. Vajza e Çangut tha se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj, ndërsa kishte rendur në dhomën e tij për të parë nëse ishte sëmur.

Ajo tregoi se ishte përballur me burra të armatosur, të cilët i kishin kërkuar çelësat e kasafortës. Kur personat e armatosur u larguan nga banesa, ajo ka rrëfyer se shkoi në dhomën e babait të saj. Gjendja e tij e bëri të mendojë se i ati kishte ndërruar jetë.

Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët. Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrttë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë.

Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk ed i se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Grabitet nga 10 persona të armatosur banesa në Nikël, dhunohet dhe lidhet pronari

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet biznesmeni nazmi çangu dhunohet biznesmeni nazmi çangu

Sondazh

Poll