Aktualitet

VD/ Çarçafët me gjak! Vëllai i kryefamiljarit: Nazmiu u përlesh me autorët

24 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
VD/ Çarçafët me gjak! Vëllai i kryefamiljarit: Nazmiu u

FUSHË KRUJË– Shtëpia e kthyer përmbys, kasaforta e boshatisur, çarçafi dhe jastëku të larë me gjak janë disa nga pamjet e siguruar nga ‘News24’ në banesën e biznesmenit Nazmi Çangut në Nikël.

Vëllai i kryefamiljarit, Flamur Çengu tregon për “Balkanweb” se autorët kanë hyrë në shtëpi duke e hapur derën me trapan dhe se Nazmiu, i vëllai ishte përleshur me ta.

U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur).
Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë hyrë brenda dhe janë përleshur me njeri-tjetrin, me automatik. Njollat e gjakut janë të Nazmiut dhe përleshjes, e kanë përplasur në mur. Aty ka hyrë i pari (muri i jashtëm), i maskuar dhe ka marrë rrugën pas mandarinës në oborr. Ka provuar dy makinat dhe më pas ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. makina është e dëmtuar, e kanë provuar me kaçavidë. Ka tentuar ta hapin dhe makinën tjetër, por nuk kanë mundur ta hapin se kjo është makinë më e re”, deklaroi vëllai i kryefamiljarit.

Ai tregoi se një pjesë e autorëve kanë dalë nga dera e pasme. “Ja dera që kanë hapur me trapan dhe kanë hyrë brenda në kat të dytë. Personat e tjerë, 5-6 kanë hyrë nga kjo derë dhe kanë dalë këtej në rrugë, ku dyshohet se i ka pritur një makinë”, tha ai.

LAJMI KRYESOR:VD-Grabitet nga 10 persona të armatosur banesa në Nikël, dhunohet dhe lidhet pronari

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet biznesmeni nazmi çangu nikël dhunohet biznesmeni nazmi çangu nikël

Sondazh

Poll