Aktualitet

Grabitja në Nikël, policia: Është ngritur grupi hetimor për kapjen e autorëve

24 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Grabitja në Nikël, policia: Është ngritur grupi hetimor

TIRANË– Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për grabitjen në banesën e biznesmenit Nazmi Çangut në Nikël të Fushë-Krujës. Policia bën të ditur se grabitja me dhunë ka ndodhur nga disa persona të cilët kanë marrë një shumë parash. Autorët ende nuk janë identifikuar mirëpo në njoftim thuhet se po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Grabitet nga 10 persona të armatosur banesa në Nikël, dhunohet dhe lidhet pronari

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet biznesmeni nazmi çangu dhunohet biznesmeni nazmi çangu

Sondazh

Poll