Aktualitet

VD-Shpërthen bombula e gazit,përfshihet nga flakët punishtja e drurit në Gjirokastër

24 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
VD-Shpërthen bombula e gazit,përfshihet nga flakët punishtja e

GJIROKASTËR– Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Gjirokastër në afërsi të liqenit të Viroit. Punishtja nuk ishte funksionale dhe në momentet që ra zjarri aty po punohej me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike.


Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi që ndodhej në punishte. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët.

Si pasojë e zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet punishtja ne gjirokaster gjirokaster digjet punishtja ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll