Aktualitet

Abuzoi me dy mbesat e mitura, dënohet me 28 vjet burg 50-vjeçari në Greqi

24 Tetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Abuzoi me dy mbesat e mitura, dënohet me 28 vjet burg 50-vjeçari

GREQI– Gjykata e Larisës në Greqi dënoi pardje me 28 vite burg një shtetas shqiptar, 50-vjeçar, i cili në vitin 2013 në Trikala krey akte të turpshme me dy të mitura të cilat ishin mbesat e tij.

Sipas mediave greke, gjithçka nisi fillimisht ndaj mbesës së tij 6-vjeçare, ku ai shpesh bënte gjeste dhe ngacmime seksuale, ndërsa ofrohej ta çonte në shtëpi, por me makinën e tij e çonte në fushë dhe tentonte ta puthe ate. 6-vjeçarja e trembur ngriti zërin dhe 50-vjeçarji hoqi dorë.

Ajo i ka treguar gjyshes se çfarë ka ndodhur dhe më pas ka rezultuar se 50-vjeçari abuzonte “sistematikisht” me një vajzë tjetër nga i njëjti mjedis familjar. Për katër vjet, dy-tri herë në javë, nëpër magazina dhe ara, ai “kënaqte” orekset e tij të sëmura me mbesën e dytë nga mosha 7-vjeçare deri në moshën 11-vjeçare.

Nënat e vajzave kanë dëshmuar pardje në gjykatë, njëra me lot në sy dhe tjetra me gjakftohtësi, duke përshkruar atë që kanë përjetuar vajzat e tyre duke lënë të impresionuar anëtarët e trupit gjykues, duke shkaktuar zemërim tek publiku që po ndiqte në heshtje seancën.

I qetë, i akuzuari, pasi ka pranuar veprimet ndaj 7-vjeçares dhe duke mohuar akuzën ndaj 6-vjeçares, ka kërkuar falje kur kryetari i gjykatës e ka pyetur “një baba me 4 vajza, si mund ta bësh këtë”. ?

50-vjeçari u dënua gjithsej 28 vjet dhe 36 mijë euro gjobë dhe u rikthye në burg.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 50-vjecari ne greqi abuzoi seksualisht me te miturat denohet shqiptari ne greqi 50-vjecari ne greqi abuzoi seksualisht me te miturat denohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll