Aktualitet

Plagosi me armë 44-vjeçarin/ Kapet pas tre muajsh 24-vjeçari në Durrës

24 Tetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Plagosi me armë 44-vjeçarin/ Kapet pas tre muajsh 24-vjeçari

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 44-vjeçari, ngjarje e ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në lagjen e quajtur “Mirdita”. Në njoftimin për media bëhet e ditur se i riu ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 44-vjeçar, pas një konflikti që kishte nisur mes tyre për motive të dobëta. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll