Politike

VD-‘Kunja’ për Syri TV, Basha: Më dhemb si jeni katandisur, inshallah kthehet prapë

23 Tetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
VD-‘Kunja’ për Syri TV, Basha: Më dhemb si jeni

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi ditën e sotme SyriTv gjatë konferencës me gazetarët. Teksa gazetari i kësaj media, Ermal Rizau iu drejtua me një pyetje deputetes Grida Duma, Basha ndërhyu duke i thënë i tha se i vjen keq për gjendjen në të cilën është katandisur media. Me ironi, kryedemokrati tha se SyriTV, duke mos përmendur emrin, ka qënë një hapësirë mediatike me shpresë për demokratët e se shpreson që të rikthehet sërish në gjendjen që ka qënë.

Pyetja për Grida Dumën: Ke thënë që deputetet e PD në mbledhje rregjistrohen, a është e ligjshme kjo, meqë është dhe Gazment Bardhi këtu..

(Ndërhyn Basha)

Basha: Nuk ka deklaruar këtë, meqë ra fjala është një nga keqinformimet e shumta që vijnë nga një hapësirë mediatike që për një kohë shumë të gjatë ka qenë shpresë për demokratët, por që inshallah kthehet sërish siç ka qenë sepse e shoh me trishtim dhe me dhimbje ku është katandisur.

LAJMI KRYESOR: Basha: Rama nuk do sabotojë Komisionet! Vendimi për Becchetin është publik

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 basha me gazetaret 23 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...