Politike

Vettingu i politikanëve, Berisha: SPAK është instrument i Ramës

22 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Vettingu i politikanëve, Berisha: SPAK është instrument i

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm dhe se duhet të bëhet në mënyrë transparente. Para demokratëve të Beratit, Berisha u shpreh se SPAK nuk mund të merret me Vettingun e politikanëve, pasi është instrument i Ramës. Ai gjithashtu u bëri thirrje demokratëve që të firmosin për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike.

“Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj, Komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu bëhet dhe bëhet më mënyrën më transparente. Ne kemi hequr imunitetin për korrupsionin. Kemi ligj anti-mafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij. Janë këto rrethana që na ftojnë ne demokratëve të mbledhim Kuvendin, e ju të merrni vendin qendror, të zgjidhni, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë e kryetarit. Për të gjitha këto, mendoj që çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmos për Kuvendin e ardhshëm. Kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë. Ne do të mbledhim kuvendin. Do të bëjmë ndryshime thelbësore në statut, do të hapim idenë e fraksioneve, do të bëjmë që të kthehen të gjithë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti. Do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të shohim që po punojmë për ta”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta bësh si propozim

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha sali berisha ne berat foltorja per pd sali berisha sali berisha ne berat

Sondazh

Poll