Politike

Foltorja për PD, Berisha: Ndodhemi në vështirësi të madhe, janë rritur çmimet bazë

22 Tetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Foltorja për PD, Berisha: Ndodhemi në vështirësi të

BERAT- Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur foltoren në Berat pasditën e sotme me ‘fatkeqësitë’ që kanë rënë në Shqipëri. Fillimisht ai ka folur për pandeminë e Covid, ku u shpreh se masat që u morën për Covid nuk ishin të duhurat dhe se ne sot jemi një nga vendet me vdekshmëri më të lartë në Evropë. Ndërkohë që në lidhje me krizën energjitike, Berisha u shpreh se energjia elektrike në kaskadën e Drinit u shit me 40 euro, ndërkohë që tani po blihet me 130 euro. Ai gjithashtu në fjalën e tij përmendi edhe rritjen e të gjitha çmimeve në vend.

“Të dashur miq, ne sot ndodhemi në një vështirësi të madhe. Sot narko-shteti Edi Rama grabiti mandatin e tretë. Unë mund t’iu numëroj ju pasojat e Covid. Jemi një nga kombet me vdekshmërinë e lartë. Ne e kemi shëndetësinë, po politikat që u ndoqën ishin në favor të Covid dhe jo të qytetarëve. Ata që nuk morën hapa kundër Covid, jo vetëm që nuk u larguan, por janë prapa ata që po vazhdojnë të qeverisin. Sot Rama u bie borive të krizës energjitike, krizë e krijuar me dorën e tij. Të babëziturit thanë kaskadën e Drinit. Shitën energji me 40 euro, të njëjtën energji OSSH e blinte me 130 euro nga ‘brokeri’ i qeverisë që ndante paratë me ministrat. Në një kohë kur energjia në bursë shitej me 130 euro, ua shite miqëve të Ramës me 40 euro. E njëjta gjë me çmimet, janë rritur të gjitha cmcimet e ushqimeve bazë. Çdo qeveri e përgjegjëshme në këtë rast do të indeksonte plotësisht rritjen e çmimit, nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat dhe pensionet tuaja”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll