Politike

Vettingu në polici, Xhafaj: Dështoi! S’kanë dashur njerëz brenda maxhorancës

22 Tetor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Vettingu në polici, Xhafaj: Dështoi! S’kanë dashur

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar procesin e Vettingut në Polici. Në një intervistë për “A2CNN”, ish-ministri ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se për finalizimin e Vettingut ka pasur mungesë vullneti politik, duke futur në “rreth” edhe njerëz brenda mazhorancës.

Po ashtu, sipas tij, disa elementë brenda Policisë së Shtetit kanë lidhje me bandat kriminale, ndaj me dështimin e vettingut, është cënuar edhe besueshmëria e Policisë.

“Vettingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vettingut e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Vettingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur. Ky proces do të vendoste një standard tjetër, dhe jam i keq ardhur që kjo u keqinterpretua dhe më pas u përfol në mënyrë të qëllimshme,”-tha ish-ministri.

Vettingu edhe në Polici përfshin shqyrtimin në tri shtylla, deklarimi i pasurisë; aftësia profesionale dhe integriteti i figurisë. Vettingu në Polici u pezullua dhe Gjykata Kushtetuese vendosi që të hartohet një ligj i ri brenda 6 muajsh, ndërsa e shpalli testin e Poligrafit si të papranueshëm për këtë proces. Deri në konkretizimin e ligjit të ri, procesi do të vijojë me punonjësit e SHÇBA.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir xhafaj vettingu ne polici fatmir xhafaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...