Politike

Berisha për deputetët që mbështesin Bashën: Ju ka çuar na humbja në humbje

22 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Berisha për deputetët që mbështesin Bashën: Ju ka

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha nga Berati u është drejtuar deputetëve të PD-së që mbështesin Lulzim Bashën. Ai ka thënë se edhe pse e mbështesin atë, ata janë mbështetës të Partisë Demokratike, ndërkohë që ka shtuar se Basha i ka çuar demokratët nga humbja në humbje. Ish-kryeministri gjithashtu ka komentuar edhe shkarkimin e Flamur Nokës dhe të Luan Baçit, që sipas tij është absurd, pasi nuk mund të vendoset kryetari i Mallakastrës në krye të Fierit.

“Përpjekjet për të shkatërruar konservatorizmin në Shqipëri kanë dështuar, do të dështojnë dhe sdo të kenë kurrë sukses. Një bisedë të shkurtër me ata të cilët nuk janë sot këtu në këtë sallë ose e konsiderojnë vetën mbështetës të Bashës, u them se që të gjithë janë mbështetës të PD por një gjë miqtë e mi do tu them se një njeri që të çon nga humbja në humbje, që ka shënuar katër humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pa nisura, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton dot më asgjë por vetëm humbje dhe disfata. Së dyti, u drejtohem të gjithë demorkatëve pa përjashtim, njeriu në vështirësi dhe sfida njihet. Mendoni pak se çfarë bëri ky njeri pas humbi zgjedhjet e 25 prillit, apsolutisht jo sikur të ishte shkolluar në Holandë por në Fenjian të Kim Jong Un-it, pasi mori një vendim ndaj meje në përjashtim të statutit të çdo parimi anëtarësie me çdo gjë, vjen vendimi tjetë pa pyetur asnjë njeri mbi tokë nën kryetarin e Sigurisë Flamur Nokën dhe kulmon me qëndrimin ndaj Luan Baçit kryetarit të PD Fier. Ne na kujtohet se sekretarët e rretheve nuk i zgjidhnin anëtarët e partisë po emëroheshin nga byroja qëndrorë, por ne jemi Parti Demokratike, ne i zgjedhim vetë kryetarët nuk e zgjedh Tirana kryetarin e Fierit. Si të shkon mendja ty të komandosh si kryetar të Fierit, kryetarin e Mallakastrës”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta bësh si propozim

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd lulzim basha sali berisha sali berisha ne berat foltorja per pd lulzim basha sali berisha sali berisha ne berat

Sondazh

Poll