Politike

Berisha thirrje Kongresit Amerikan: Ndaloni Soros! Ka kapur Sistemin e Drejtësisë

22 Tetor 2021, 20:00 Nga DOSJA
Berisha thirrje Kongresit Amerikan: Ndaloni Soros! Ka kapur Sistemin e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sistemi i drejtësisë shqiptare është kapur nga miliarderi amerikan George Soros. Me anë të një postimi në Facebook, teksa Berisha ka publikuar një studim të tijin 36-faqesh, ai shkruan se Reforma e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri është ideuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF).

Në lidhje me dështimin e kësaj reforme, Berisha shkruan se sipas tij “OSF”, është përpjekur që të mohojë rolin e tij në këtë reformë. Në studim shkruhet se qeveria dhe Organizata e Sorosit kanë krijuar trurin e reformës dhe se pjesë e tij janë zyrtarë të PS-së, ekspertë pranë ambasadës së SHBA-së si dhe bashkëpuntorë të organizatës së Sorosit.

Ndërkohë që në fund të studimit, ai u ka bërë thirrje Kongresit Amerikan, Parlamentit Evropian si dhe Këshillit Evropian që të ndalojnë ndërhyrjet politike të Soros jashtë territorit të SHBA-së dhe sidomos në vendet ish-komuniste.

Postimi i Berishës: 

SI REFORMA NË DREJTËSI E ÇOI DREJTËSINË SHQIPTARE NËN KONTROLLIN E PARTISË SOCIALISTE DHE ROLI I XHORXH SOROS

“Në korrik të 2021 mbushen pesë vite nga votimi në parlament i paketës kushtetuese të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, e cila i solli vendit një sistem drejtësie totalisht të kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo reformë është ideuar, iniciuar, financuar, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe është draftuar nga bashkëpuntorët e këtij Fondacioni. Pas dështimit të saj dhe rënies dramatike të besimit të qytetarve tek reforma dhe sistemi i drejtësisë eksponentë kryesorë të OSF, në Shqipëri dhe në Europë, përpiqen të mohojnë rolin prej promotori kryesor të OSF në këtë reformë. Por dokumentet e vetë OSF dhe dokumente të tjera zyrtare provojnë se ideja e Reformës të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri u formulua pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet nga OSF, në Planin e Strategjisë për vitet 2014-2017 të këtij Fondacioni, të publikuar në dhjetor të vitit 2013. OSF do të ishte jo vetëm ideator dhe iniciator i kësaj reforme, por dhe financues e promotori i saj. OSF me qeverinë krijoi trurin e reformës – Grupin e Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi (GELR), i cili përbëhej nga bashkëpuntorë të OSF, ish ministra, zëvendës ministra e zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si dhe ekspertë të misioneve për ligjin pranë ambasadave të SHBA dhe BE. Antarët e GELR në përputhje me parimin kush paguan vendos, u paguan nga OSF deri në fund të reformës. GELR nuk pranoi si antar asnjë nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Misioni i GELR, si truri i reformës, ishte hartimi i amandamenteve kushtetuese dhe ligjeve organike të reformës së drejtësisë, të cilat miratoheshin në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës (KPPR) vetëm me votat e mazhorancës. Opozita ndonëse pa të drejtë vetoje dhe anipse ekspertët e saj nuk u pranuan nga GELR, mori pjesë në KPPR. Ajo vuri si kusht të vetëm për këtë pjesmarrje dërgimin në Komisionin e Venecias për opinion të draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga GELR dhe të miratuar nga KPPR vetëm me votat e mazhorancës, si edhe oponencën e opozitës ndaj këtij drafti. Palët binin dakord të pranonin rekomandimet e Komisionit të Venecias.”

Miq sa më sipër është pjesë e raportit mbi kapjen e reformës dhe sistemit të drejtësisë shqiptare nga George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Raportin e plotë në shqip dhe anglisht e gjeni ne linqet bashkangjitur me kete postim. Raporti në anglisht është botuar nga The International Institute for Middle East and Balkan Studies (IFIMES).

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike george soros sali berisha sistemi i drejtesise ne shqiperi george soros sali berisha sistemi i drejtesise ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...