Politike

Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, Veliaj: U sqarua njëherë e mirë!

22 Tetor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, Veliaj: U

TIRANË– Dy muaj pasi iu vu zjarri, sot qeveria ka vendosur për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve. (Shiko këtu) Menjëherë pas vendimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë,”-shkruan Veliaj.

Dy muaj më pare, gjatë natës u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Akuzat në rrjet drejtonin ‘gishtin’ nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë që tani Sarajet e Toptanëve, do të kthehen në muze.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj sarajet e toptaneve shpronesohen toptanasit erion veliaj sarajet e toptaneve shpronesohen toptanasit

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...