Politike

Camaj: Open Balkan është e papranueshme pa ndryshuar qasja e Serbisë ndaj Kosovës

23 Tetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Camaj: Open Balkan është e papranueshme pa ndryshuar qasja e

SHKODËR- Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj ka dalë kundër nismës “Open Balkan”. Në një deklaratë për mediat nga Shkodra, Camaj ka thënë se ‘Open Balkan’ nuk mund të bëhet pa ndryshuar qasje Serbia ndaj Kosovës. Ai gjithashtu ka shtuar se edhe po të ndryshonte raporti me Kosovën, shqiptarët duhet të maten mirë, nëse po futen në një Jugosllavi të re.

“Open Balkan” pa ndryshuar Serbia qasje ndaj Kosoves duhet te jete totalisht e papranueshme per shqiptaret dhe ne anen tjeter edhe po te ndryshonte ai raport, shqiptaret duhet te maten mire a mos po futemi ne nje Jugosllavi te re. Ëndërra shekullore e Serbisë është që të dalë në det për të kontrolluar detin. Serbia është fuqi ekonomike, është e vështirë që të jemi në konkurrencë në treg me mallrat dhe fuqinë ekonomike tyë Serbisë. Ajo që duhet të kemi parasysh, të gjithë shqiptarët që ja duan të mirën kombit është që pa ndërruar statutin ndaj Kosovës, një gjë e tillë mos të ndodhë fare”, tha Camaj.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike nikollë camaj open balkan nikollë camaj open balkan

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...