Aktualitet

VD/ Manastirliu: Nis raundi i parë i vaksinimit të gripit

23 Tetor 2021, 10:21 Nga DOSJA
VD/ Manastirliu: Nis raundi i parë i vaksinimit të gripit

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se këtë javë do të nisë raundi i parë i vaksinimit kundër gripit. Ajo ishte e pranishëm ditën e sotme në Qendrën Shëndetësore nr.10 të kryeqytetit teksa ka inspektuar nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për gripin.

Manastirliu bëri me dije se kanë mbërritur 35 mijë vaksina për virusin e gripit dhe javën tjetër do të mbërrijnë 200 mijë.

“Kanë mbërritur 35 mijë vaksina të gripit në raundin e parë. Kemi filluar në disa qendra shëndetësore paralelisht. Presim që javën tjetër të mbërrijnë javën tjetër rreth 200 mijë vaksina kundër gripit që do të shpërndahen në të gjitha qendrat tona shëndetësore. Të gjitha vaksinat që janë në Shqipëria, janë të certifikuara. Ftojmë të gjithë qytetarët edhe njëherë, por edhe prindërit të vijojnë dhe të vazhdojmë këtë proces të vaksinimit. Në vende europiane ka filluar një rritje e numrit të infektimeve që do të thotë se ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi,” u shpreh ajo.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vaksinimi kunder gripit ogerta manastirliu vaksinimi kunder gripit

Sondazh

Poll