Aktualitet

‘Po vijmë ku*vë’/ Kërcënohet prokurorja shqiptare në SHBA: Do të më vrasin

23 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
‘Po vijmë ku*vë’/ Kërcënohet prokurorja

SHBA- Një prokurore shqiptare në SHBA ka marrë kërcënime të shumta me vdekje. Mediat e huaja shkruajnë se Buta Biberaj po përballet me kërcënime pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi burg për një person, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.

Prokurorja Biberaj ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj pasi ka marrë dhjetëra telefonata kërcënuese. Sipas mediave amerikane, ajo është protretizuar si prokurore emigrante e gjeneratës së parë. Gjithashtu për këtë ngjarje ka folur edhe kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha se prokurorja e Loudoun-it ka shënjestruar familjarët e viktimës.

Prokurorja ka thënë se ka marrë shumë kërcënime dhe ofendime nga njerëz të ndryshëm, rë cilët gjithashtu e kanë kërcënuar se do ta vrasin.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin. Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, tha ajo.

Ndërkohë që autoritetet në SHBA kanë bërë me dije se padia e prokurores është marrë në shqyrtim dhe se deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

“Policia e Shtetit të Virxhinias po merr kërcënimet dhe ia ka përcjellë ato tek Ekipit tonë të Vlerësimit dhe Menaxhimit të Kërcënimeve të Sjelljes, siç bëhet me çdo email të një natyre alarmante/kërcënuese që merret nga Një zyrtar i zgjedhur/publik. Asnjë arrestim apo akuzë nuk është ngritur në këtë moment.”

Por si ka ndodhur ngjarja?

Babai i një prej nxënësve të asaj shkolle ka protestua pasi vajza e tij ishte viktimë e përdhunimit në shkollë. Pas një përleshje në shkollë, babai i viktimës është arrestuar nga departamenti i Policisë së zonës, ndërkohë që prokurorja ka thënë se, oficerët nuk kishin dijeni që i arrestuari ishte babai i një prej viktimave të përdhunimit. Ajo ka shtuar se procedimi kundër tij është hapur pas referimeve që ka bërë zyra e Sherifit, ndërkohë që çështja e tij është në apel momentalisht.

Buta Biberaj ka lindur në Mal të Zi dhe është me prindër shqiptarë. Ajo u rrit në Bronx të New York City që nga moshat 2-vjeçare deri në 20 vjeç, kohë kur u transferua në Fairfax County, Virginia. Buta u transferua nga Fairfax në Qarkun Loudoun në 1996 dhe aktualisht banon në rrethin Blue Ridge. Ajo është një nga tetë fëmijët në një familje të madhe që ka 19 nipër dhe mbesa. Shumica e familjes Biberaj banojnë në Qarqet Loudoun dhe Fairfax. Biberaj ishte një nga disa prokuroret e mbështetura nga George Soros, të zgjedhur në Virxhinian Veriore në vitin 2019, pasi fushata e saj mori më shumë se 860,000 dollarë nga PAC për Drejtësi dhe Siguri Publike e Soros

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet buta biberaj glenn youngkin kercenohet [rpkurorja shqiptare ne shba buta biberaj glenn youngkin kercenohet [rpkurorja shqiptare ne shba

Sondazh

Poll