Aktualitet

Laçi i ‘pushtuar’ nga tymi i djegieve, Rama ndan pamjen tjetër: Ka rilindur!

23 Tetor 2021, 08:29 Nga DOSJA
Laçi i ‘pushtuar’ nga tymi i djegieve, Rama ndan pamjen

TIRANË-– Qyteti i Laçit ditën e sotme është “zgjuar” nga një re e madhe tyri. Kjo u raportua nga Dosja.al, në pamjet të cilat po qarkullojnë në media. Gjate orëve të natës u është vënë flaka mbeturinave në kodrat e qytetit e për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së malësisë së Kurbinit.

Mirëpo, Rama ka ndarë pikërisht sot pamje të ndryshme të qytetit. Kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga rindërtimi i banesave në këtë qytet të financuara nga presidenti turk Erdogan. Ai thotë se tashmë qyteti është rilindur si asnjëherë më parë, duke anashkaluar atë që po ndodh në të vërtetë në Laç.

POSTIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES dhe me Laçin e Rilindur siç askush nuk e ka parafytyruar kur gdhiu dita pas tragjedisë së madhe, teksa po mbyllen detajet e fundit të kësaj zone, ku pas pak do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të bukur

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama laci zgjohet nga tymi qyteti i lacit edi rama laci zgjohet nga tymi qyteti i lacit

Sondazh

Poll