Aktualitet

3 vjet nga vdekja e Kostandinos Kacifas, familjarët vendosin lule pranë varrit

23 Tetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
3 vjet nga vdekja e Kostandinos Kacifas, familjarët vendosin lule

KORÇË– Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e 3 vjetorit të vdekjes së minoritarit grek Kostandinos Kacifas, nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit në Dropull.

Familjarët mbajtën meshën në kishën e fshatit e më pas u drejtuan në varreza. ‘Faxbnews’ ka siguruar video nga momenti, aty ku dëgjohet nëna e tij duke thënë “je një yll në qiell”, dhe “gjithë grekërit janë në zi sot”.

Në vitin 2018, 35 vjeçari Kacifas mori kallashnikovin dhe qëlloi drejt një makine policie në qendër të fshatit Bullarat, duke terrorizuar banorët. Ai ishte i veshur me rrobat e ushtrisë greke dhe gjatë gjithë kohës bënte thirrje nacionaliste. Për neutralizimin e Kacifas u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA. Në atë kohë thuhej se ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi refuzonte të dorëzohej dhe madje kishte guxuar të qëllonte dhe ndaj tyre.

Pas 3 vitesh, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 3 vite nga vdekja e kacifas ceremoni per kostandin katsifas 3 vite nga vdekja e kacifas ceremoni per kostandin katsifas

Sondazh

Poll