Aktualitet

EMRI/ Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

23 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
EMRI/ Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

TIRANË– Ceno Klosi është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Klosi ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencise Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. Ky vendim vjen pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ceno klosi drejtori i tatimeve ceno klosi drejtori i tatimeve

Sondazh

Poll