Aktualitet

Qytetarët bllokuan 20 minuta aksin, ARRSH heq barrierat te “Pushimi i Shoferëve’

23 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Qytetarët bllokuan 20 minuta aksin, ARRSH heq barrierat te “Pushimi i

LUSHNJE– Pas protestës 20 minutëshe të qytetarëve në autostradën Lushnje-Fier, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të heqë nga kryqëzimi ‘Pushimi i shoferëve’ barrierat. Kjo zonë u vendos ditën e djeshme që të mbyllej pasi kërkesa ishte dhënë nga policia rrugore për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhnin në zonë.

Qytetarët dolën në protestë ditën e sotme duke bllokuar aksin kryesor pasi atyre u shtohej dhe rreth 30 kilometra rrugë për të mbërritur në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Pas tre orësh, ARRSH vendosi që të largojë nga kryqëzimi barrierat.

“Pushimi i shoferit” prej kohësh ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat. Por tani pas bllokimit të saj nuk ka as një rrugë alternative.

LEXO DHE: 

Banorët në protestë, bllokojnë për 20 minuta autostradën Lushnje-Fier

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh autostrada lushnje-fier mbyllet "pushimi i shoferëve" arrsh autostrada lushnje-fier mbyllet "pushimi i shoferëve"

Sondazh

Poll