Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas biçiklistin, 60-vjeçari dërgohet në Tiranë

23 Tetor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, makina përplas biçiklistin,

LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin Laç-Patok ditën e sotme. Mësohet se një makinë ka përplasur një biçiklistë, i cili ka mbetur dhe i lënduar.

Drejtuesi i biçikletës 60-vjeçari me iniciale Gj.P. është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të speializuar. Ndërkohë që drejtuesi i makinës është arrestuar.

Njoftimi i Policisë: 

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin e tij tip “Renault” ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin. Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në lezhë policia e shtetit aksident aksident në lezhë policia e shtetit

Sondazh

Poll