Aktualitet

‘Më plagosën hajdutët’/ Shqiptari në Itali nuk besohet nga policia, nisin hetimet

23 Tetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
‘Më plagosën hajdutët’/ Shqiptari në Itali nuk

ITALI– Një shqiptar nuk është besuar në atë që ka thënë para policisë. Karabinierët italianë po hetojnë rastin e një shqiptari, i cili njoftoi urgjencën se ishte plagosur. 37-vjeçari jetonte në Montesilvano dhe në dëshmi është shprehur se e kanë plagosur në këmbë gjatë një sulmi të ndodhur pikërisht në banesën e tij.

Shqiptari tha se brenda kishin hyrë hajdutët. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe pas trajtimit të parë, u vendos në pavijonin e ortopedisë.

Policia ka dyshime për atë që është treguar, pasi në banesën e tij nuk ka asnjë gjurmë të futjes me forcë.

Dinamika e përplasjes dhe plagosjes mbetet e paqartë, por policia nuk e beson teorinë e plagosjes nga hajdutët. Shqiptari është i njohur për policinë italiane pasi dhe më parë është dënuar për krime të ndryshime.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll