Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet shqiptari në Morinë

23 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

MORINË- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitarë të Morinës. Mësohet se 35-vjeçari me iniciale D.P nga Podgorica ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për trafik të lëndëve narkotike. Pas arrestimit, 35-vjeçari do të ekstradohet për në Gjermani, për të marrë dënimin e caktuar.

Njoftimi i Policisë:

Një 35 vjeçar nga Podgorica ka rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për trafik narkotikësh. Arrestimi i tij është bërë në hyrje të pikës kufitare, ku pas verifikimit të të dhënave në sistem ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i nakotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: D.P., 35 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në morinë policia e shtetit arrestohet 35-vjeçari në morinë policia e shtetit

Sondazh

Poll