Politike

Foltorja për PD, Berisha për satelitët: Do t’i hutojë qytetarët me ‘Arnaut 1 dhe 2’

22 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Foltorja për PD, Berisha për satelitët: Do t’i hutojë

BERAT- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për satelitët që do të vendos në hapësirë pasardhësi i tij Edi Rama. Gjatë takimit të sotëm në Berat për “Foltoren për PD”, Berisha është ka injoruar, duke thënë se problemi i shqiptarëve është sateliti dhe se Rama u ka thënë fermerëve që të kontrollojnë të dhënat me satelitët. Ish-kryeministri tha se rritja e ekonomisë me 18% nga ana e Ramës është mashtrim pasi do të marrë borxh 700 milion euro.

 “Sepse kreu i Meduzës do t’i hutojë ata me ‘Arnaut 1’ ‘Arnaut 2’, satelitët, sepse problemi i shqiptarëve qenka sateliti dhe u thotë fermerëve do t’i keni të dhënat me satelit. Mashtrues dhe i pashpirtë. Nëse shqiptarët 8 vite më parë qëndronin në krye të popujve të rajonit për rrogën mesatare, përfshirë edhe bullgarë e rumunë, sot janë të fundit dhe marrin 30% më pak se në Shqipëri. Deklaruan se do të dalin në treg për të marrë 700 mln euro borxh, kur thonë se ekonomia u rrit me 18%, mashtrojnë. Çfarë ëhtë ndërtuar në këto 8 vite? Vetëm 34 km autostradë, janë ndërtuar disa dhjetëra km rrugë të tjera, absolutisht që të gjitha janë shpërdoruar. Sot një kilometër rrugë e ndërtuar me paratë tuaja kushton 8-10 herë më shumë se ato që ndërtohen nga Komisioni Europian. Tenderat i përfiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili duhej të përjashtohej nga prokurimet”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta bësh si propozim

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha ne berat foltorja per pd sali berisha ne berat

Sondazh

Poll