Politike

Foltorja për PD, Berisha paralajmëron protesta: Nuk janë parë asnjëherë aq shumë

22 Tetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Foltorja për PD, Berisha paralajmëron protesta: Nuk janë

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të mëdha në vend për të hequr Edi Ramën nga pushteti. Gjatë takimit të demokratët në Berat, Berisha ka thënë se të gjithëve që u është dhunuar vota dhe që janë shkelur nga pushteti, të dalin në protesta të mëdha. Berisha gjithashtu shtoi se Rama ka marrë peng Bashën dhe se harroi të drejtat e tij.

Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush. E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën. Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berat/ Vettingu, Berisha-Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës ta bësh si propozim

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha ne berat foltorja per pd sali berisha ne berat

Sondazh

Poll