Politike

Miratohet buxheti për 2022-shin, rritet me 10% ndihma ekonomike, 6% për mjekët

22 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Miratohet buxheti për 2022-shin, rritet me 10% ndihma ekonomike, 6%

TIRANË– Ndihma ekonomike do të rritet për familjet në nevojë në masën 10%. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se program i mbështetjes së fëmijëve jetime do të dyfishohet. Ai për gratë e dhunuara e të trafikuara do të trefishohet.

Sipas Manastirliut 45 miliardë dollarë do alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen e shtresave në nevojë gjatë krizës së energjisë elektrike. Ministrja njoftoi gjithashtu se paga e mjekëve do të rritet me 6% këtë vit.

“Vendimin për miratimin e pojekt-buxhetit për vitin 2022. Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të influencojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë. Dua të ndaj me ju disa vendime të rëndësishme, program i ndihmës ekonomike do të ketë një rritje për të gjithë familjes përfituese në masën 10%. Për familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç do të ketë një rritje me dy herë. Do të mbështesim fëmijët pa prindër me status jetimi duke ia dyfishuar masën e programit. Edhe për gratë e trafikuara e dhunuara do të ketë shtesë. Për kategorikë në nevojë, 45 miliardë dollarë do alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen e shtresave në nevojë.  Përsa i përket pagave për personelin mjekësor. Ashtu sikurse e kemi bërë gjatë këtyre viteve, këtë vit do ta bëjmë me 6%. Nga data 1 korrik 2022 hyn në fuqi. Garantohet furnizimi me vaksina,”- tha Manastirliu.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022/ Rriten pagat, bonus për policët! Shpronësohen Sarajet e Toptanëve

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll