Politike

Buxheti/ Premtimi i Evis Kushit: Do ketë rritje pagash për mësuesit

22 Tetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Buxheti/ Premtimi i Evis Kushit: Do ketë rritje pagash për

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se në buxhetin e vitit 2022 do të kërkojë rritje pagash me 6% për të gjithë mësuesit. Po ashtu, në një konferencë për shtyp, ajo shtoi se pagat do të rriten edhe për punonjësit psiko-social.

Sjell lajme të mira për sistemin arsimor, dua të ndaj me ju disa lajme. Së pari, të gjithë mësuesit do të kenë rritje pagash me 6%. Është premtim i mbajtur. Këtë herë është hapi i parë i premtimit që brenda këtij mandati, pagat të rriten në masën 40%. Do të rriten pagat edhe për punonjësit psiko-social. Gjatë pandemisë, kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm. Lajme të mira vijnë edhe për arsimin e lartë. Do kemi buxhet të dedikuar për të mbështetur projektet e universiteteve.“-tha Kushi në fjalën e saj.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022/ Rriten pagat, bonus për policët! Shpronësohen Sarajet e Toptanëve

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evis kushi projekt-buxheti 2022 evis kushi projekt-buxheti 2022

Sondazh

Poll