Politike

Komisioni i 25 prillit, Gogu: Alibeaj na injoroi, s’do lejojmë imponimin partiak

22 Tetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Komisioni i 25 prillit, Gogu: Alibeaj na injoroi, s’do lejojmë

TIRANË– Nënkryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prilli, Toni Gogu e ka konsuderuar injorim refuzimin e kryetarit të të njëjtit Komision për të hedhur në votim vendimin për marrjen në pyetje të personave të caktuar nga komisioni me listë.

Sipas Gogut, ajo që po bën Opozita është një provokim i vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë. Gogu shton se janë të vendosur të mos lejojnë imponimin e kulturës partiake.

“Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.
Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht. Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit,”- tha Gogu.

LAJM KRYESOR: 25 prilli/ PS braktis Komisionin, Alibeaj: Strategji, duan ta marrin peng (Debatet)

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu

Sondazh

Poll