Politike

Shembja e karburantit në Lushnje,Rama:Do shkojnë në prokurori të gjithë që firmosën

22 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Shembja e karburantit në Lushnje,Rama:Do shkojnë në prokurori

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se të gjithë personat që kanë firmosur për karburantin që u shemb në Lushnje, do shkojnë në prokurori. Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët, Rama tha se në rrugët kombëtare askush nuk ka të drejtë të japë leje, padiskutim që as pas 20 metrash, aty ku nuk mund të ndërtohet asgjë.


‘Për fat të keq kemi në Shqipëri një numër të papranueshëm pirgjesh, në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore që ccdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lart e poshtë, që janë të panumërta anë e mbane që jo çdo ditë pastrohen nga ju. Rrugët kombëtare janë problem më vete, ku nuk mund dot të konsideroheni ju si përgjegjës pavarësisjt se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburante jepni, në rrugët kombëtare nuk hyni. Nuk e di e patë atë karburantin e prishur dje, por për atë do shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në Bashkinë e Lushnjes, se bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje në rrugë kombëtare, E për më tepër të atij ligji që është shkelur me 4 këmbët. Padiskutuar që as pas 20 metrash nuk mund të ndërtohet asgjë.’– tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VD- Mbjetjet, Rama-kryebashkiakëve: Pastroni ose do ju vë sanksione. Shembull Lezha

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll