Politike

Rama: S’ka më inspektorë! Sateliti do na tregojë vend depozitimet e mbetjeve

22 Tetor 2021, 11:09 Nga DOSJA
Rama: S’ka më inspektorë! Sateliti do na tregojë vend

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se sateliti që do të vendoset në muajin mars do të monitorojë vend depozitimet e mbetjeve urbane. I pranishëm në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama tha se sateliti do t’i monitorojë, por për t’i pastruar nuk i pastron dot.

“Që nga hyrja në Rinas te hyrja lart është e paimagjinueshme. Kjo bisedë që po bëjmë sot nuk mund të bëhej para disa votesh sepse na mungonin pikat fundore. Sot i kemi dhe duhet të merrni masat. Asnjë venddepozitim mbetjesh i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe do të saksionohen direkt bashkisë. Kryebashkiaku do përgjigjet për të gjithë këtë gjënë bashkë me të tjerët. Këtu nuk po kalohet asnjë shkencë. Ne do të vëmë në mars satelitin dhe do të na japë shumë informacione reale për mbetjet. Në kohë reale. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit. S’do të ketë inspektorë, as ata që bëjnë si inspekorë që dali bëjnë deale,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: VD- Mbjetjet, Rama-kryebashkiakëve: Pastroni ose do ju vë sanksione. Shembull Lezha

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll