Politike

Rriten pagat e Policisë së Burgjeve, trajtim financiar për anti-korrupsionin

22 Tetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Rriten pagat e Policisë së Burgjeve, trajtim financiar për

“Ka dy lajme të mira për Ministrinë e Drejtësisë që janë marrë në këtë mbledhje sot. Lajmi i parë ka të bërë me rritjen e pagave të Policisë së Burgjeve të cilët do të jenë në gradë dhe në proporcion me ata të Policisë së Shtetit. Është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare. Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me luftën kundër Korrupsionit. Para dy ditësh miratuam krijimin e Drejtorisë së Përgjithsme Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa sot në këtë buxhet, për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse do të ketë një buxhet të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni. Koordinatorët e rrjetit anti-korrupsion do të jenë të mirëpaguar dhe në nivel strukture do të jenë të barabartë me zëvendësdrejtuesin, ku do të ushtrojnë funksionin, për të njëjtin qëllim,”– tha Manja.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll