Politike

VD-Rama e lavdëroi, Ndreu: S’jam i vetmi, ka ende punë për të bërë në Lezhë

22 Tetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
VD-Rama e lavdëroi, Ndreu: S’jam i vetmi, ka ende punë për

TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u pyet nga gazetarët për fjalët që Rama tha ditën e sotme gjatë mbledhjes. Ai deklaroi se në Lezhë nuk është ajo situatë perfekte pasi ka ende punë për të zgjidhur. Ndreu shtoi se nuk ka pse i jep të tjerëve leksion pasi ka të tjerë që janë si ai.


‘Do vendosim orare. Të të vlerësojë kryeministri është mirë dhe nuk është se nuk më vjen mirë. Mendoj se në Lezhë nuk është ajo situatë përfekte por ka gjëra për të zgjidhur akoma. Kemi bërë një skemë bashkë me administratorët, kryepleqtë për të ndërtuar një mënyrë menaxhimi, etj. Ka një problem me edukatën qytetare, disa e kanë problem të disiplinohen, të mos hedhin gjëra nga dritarja e në tokë. Ne kemi shfrytëzuar studentët ekselentë dhe kanë reaguar ndaj qytetarëve të tillë. Janë model për mënyrën se si po përshtaten. Ose duhet të najapin ne grant që të shtojmë punonjësit dhe të merremi me këto akset kombëtare. Është e pamundur ta marrim ne në dorë me këto burime. Nuk kam pse i jap leksion askujt, jam një shembull, ka plot të tjerë nuk jam vetëm unë. U evidentua duke qenë se jemi në bregdet, dhe është problem sezoni turistik. Prandaj është problem, por mos të harrojmë koston që na shtohet.’

LAJMI KRYESOR: VD- Mbjetjet, Rama-kryebashkiakëve: Pastroni ose do ju vë sanksione. Shembull Lezha

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama pjerin ndreu rama me kryebashkiaket edi rama pjerin ndreu rama me kryebashkiaket

Sondazh

Poll