Politike

VIDEO-“S’e vendosi ju”, debat në Komisionin e 25 prillit për rendin e ditës

22 Tetor 2021, 08:40 Nga DOSJA
VIDEO-“S’e vendosi ju”, debat në Komisionin e 25 prillit

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me debate. Ishte kryetari i këtij komosioni Enkelejd Alibeaj ai që nii të lexonte rendin e ditës, por hasi kundërshtinë e socialistëve. Konkretisht nënkryetari Toni Gogu tha se duhet hedhur në votim.

Pjes nga debati:

Enkelejd Alibeaj (lexon rendin e ditës): Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor. Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Toni Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet….

Gazment Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.

Oerd Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është e pavend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së komisionit, të ecim para.

Klotilda Bushka: S’po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Enkelejd Alibeaj: S’ju kuptova mirë….Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Nasip Naço: Nuk keni vetëm ju te drejtë të miratoni rendin e ditës.

LAJM KRYESOR:25 prilli/ PS braktis Komisionin, Alibeaj: Strategji, duan ta marrin peng (Debatet)

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu

Sondazh

Poll