Politike

Progres-raporti, Kim takohet me Gjonajn dhe Tabakun: Shqipëria e ka vendin në BE!

22 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Progres-raporti, Kim takohet me Gjonajn dhe Tabakun: Shqipëria e ka vendin

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Pas takimit të zhvilluar, ambasadorja Kim dhe faqeja zyrtare e Ambasadës kanë ndarë foto dhe detaje nga takimi.

“Rëndësia e integrimit europian tregohet nga fakti se komisioni parlamentar udhëhiqet nga dy deputetet më të informuara & serioze në Shqipëri. Mirëpres punën nga afër me to. SHBA-të besojnë me forcë se Shqipëria e ka vendin në BE,”-shkruan ambasadorja Kim.

Ndërsa në faqen zyrtare shkruhet se: Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në BE. Kim u takua me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj për të diskutuar mbi raportin e progresit të KE-së për vitin 2021. Kim përsëriti se Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Është një objektiv i rëndësishëm strategjik që kërkon kontributin e ideve dhe përpjekjet nga të gjitha palët.

Pak ditë më parë, në Parlamentin Europian u prezantua progres-raporti për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku u evidentuan “problemet” e Shqipërisë lidhur me korrupsionin, mungesën e lirisë së mediave dhe çështje të tjera. Po ashtu, u diskutua edhe lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, ku eurodeputetë kërkuan nga vendet e BE, që të veprojnë në rajon.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike progres raporti për shqipërinë yuri kim progres raporti për shqipërinë yuri kim

Sondazh

Poll