Aktualitet

Fshehu ndryshimin e emrit të të atit? Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten Hoti

21 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA

TIRANË– Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti. Ankesa lidhet me fshehjen e ndërrimit të emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti. Dokumentet të cilat mbajnë datën 13.10.2021 i janë dorëzuar në adresë të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit si dhe u janë dorëzuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, drejtuesit të SPAK, Arben Krajës si edhe ambasadoreve të SHBA, Yuri Kim dhe Luigi Sorecës.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në ankimin e dorëzuar në KQZ, të firmosur nga Llesh Nikolli, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.

Nëse vërtetohet kjo ankesë, Hoti rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

SHIKO EDHE: 

Ka babain e dënuar? Elda Hoti: E marr me mend arsyen e sulmeve, ‘mola’!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike babai i elda hotit david hoti elda hoti kqz llesh nikolli partia demokratike babai i elda hotit david hoti elda hoti kqz llesh nikolli partia demokratike

Sondazh

Poll