Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja energjitike me Kosovën, synon bashkimin e tregjeve 

21 Tetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja energjitike me Kosovën, synon bashkimin e

KOSOVË- Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën për bashkimin e tregjeve të Energjisë Elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, Enti Rregullator i Energjisë ka bërë me dije se bashkimi i tregjeve do të kuntribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës si dhe nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet. Ndërkohë që në fund të postimit shkruhet se kjo marrëveshje do të shërbejë si bazë për zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.

Postimi i Plotë:

Enti Rregullator i Energjisë ( ERE), Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) ae bashku me Operatoret të Sistemit, Transetimit të Shqipëris (OST) dhe të Kosovës (KOSTT) me mbeshtetjen e USAID nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të tregjeve dhe përcaktimit të të drejtave, detyrimeve dhe hapat e nevojshme që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të Energjisë Elektrike midis dy vendeve. Ky Bashkim i tregjeve do të kontribuoje në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës, nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet ai dhe do te sherbeje si nxitje per zgjerimin e bashkimit te tregjeve ne rajon e me gjere. Aktuakisht kjo marveshje eshte e para e ketij lloji midis vendeve te rajonit dhe do sherbeje si baze per zgjerimin e metejshem te bashkepunimit ne rajon.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ere nenshkruhet marreveshja shqiperi-kosove per energjine elektrike zrre ere nenshkruhet marreveshja shqiperi-kosove per energjine elektrike zrre

Sondazh

Poll