Aktualitet

Aksident me vdekje në Lushnje, makina përplas të moshuarin

21 Tetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Lushnje, makina përplas të moshuarin

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se një kamion ka përplasur një të moshuar 70-vjeçar, i cili ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë që drejtuesi i kamionit tip “Volvo” me iniciale G.G 55 vjeç është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa identiteti i të moshuarit nuk dihet ende.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë, Informacion paraprak/ Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne lushjnje aksident ne aksin lushnje-rrogozhine policia e shtetit aksident me vdekje ne lushjnje aksident ne aksin lushnje-rrogozhine policia e shtetit

Sondazh

Poll