Aktualitet

Rama-opozitës: Ebert mbajti bashkë koalicione të pamundura, shpresoj edhe tek ne!

21 Tetor 2021, 17:28 Nga DOSJA
Rama-opozitës: Ebert mbajti bashkë koalicione të pamundura,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sërish mesazhe për bashkëpunim me opozitën. Duke ‘shfrytëzuar’ 30-vjetorin e fondacionit gjerman, “Friedrich Ebert” tha se ish-presidenti gjerman e shfrytëzoi kohën e tij në politikë, duke u përpjekur të mbante bashkë koalicione të pamundura në Gjermani. Pikërisht mbas kësaj fjale, Rama shtoi se shpresonte që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri.

Friedrich Ebert ishte personazhi jashtëzakonshëm, simbol i partisë socialdemokrat e gjermane, i cili ishte një këpucar që arriti të ngjitej deri në majat e politikës gjermane si president. Gjithë kohën e tij në detyrë e shpenzoi duke u përpjekur të mbajë bashkë koalicione të pamundura. Ndërkohë këtu u fol për një koalicion që unë shpresoj të jetë i mundur dhe të ndodhë ashtu siç dëshirojnë miqtë tanë në kohën e paraparë prej tyre. Ajo që vlen të kujtohet si mësim nga shembulli i madh i Gjermanisë, është që cilësia e demokracisë, si cilësi bashkëjetese mes të ndryshmëve, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Në këtë aspekt ne kemi shumë rrugë për të bërë ende pasi na është dashur kohë e gjatë dhe do na duhet kohë jo e shkurtër për të arritur në pikën që kundërshtarët politikë të jenë rivalë dhe jo armiq,”- theksoi Rama. 

Po ashtu, kreu i qeverisë e cilësoi nismën “Open Balkan”, si të ardhmen e rajonit duke komentuar edhe procesin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Shefja e fondacionit këtu në Tiranë ma prishi fjalimin, e nisi me të njëjtën fjali siç do ta nisja dhe unë. Negociatat për ne ka qenë një periudhë maturimi. Është fare e qartë edhe me problemin e Bullgarisë, e nuk duhet që të humbim fokusin. Është proces që e ka zgjedhur populli vetë. Duhet të vazhdojmë dhe të bëjmë më shumë seç kemi bërë. Paravarësisht çfarë kushtesh kemi në Bruksel. është detyrimi ynë ndaj fëmijëve tanë. Jemi dhëndurë në tentativë të familjes së BE. E keni parë që është një vendimmarrje që nuk parashikohet deri në fund. Kujt do i shkonte në mendje që do dilte Bullgaria? Askush nuk e parashikon që nuk del një tjetër. Bullgaria deri para 2 vitesh ishte 100% dakord. Procesi i integrimit është i vlefshëm për transformimin e dijeve. Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do ta përqafojnë këtë ide. Është e ardhmja. Nuk ka asnjë mundësi tjetër që të ndërtojmë një shëmbëlltyrë e BE-së. Ballkanin e Hapur do ta bëjmë kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot, fitojmë më shumë kohë,”-tha Rama në fjalën e tij.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama “shtrin dorën” për bashkëpunim ndaj PD-së. Së fundmi, propozimet e PD për ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve, Rama është shprehur i gatshëm për t’i diskutuar.

Fondacioni Friedrich Ebert u themelua në vitin 1925, si një trashëgimi politike e presidentit të parë gjerman, Friedrich Ebert, të zgjedhur ne rruge demokratike, i cili vdiq në po atë vit. Nisur nga pervoja e tij personale, ai propozoi krijimin e një Fondacioni me qëllim të trefishtë: Promovim te mëtejshëm të një kulture politike demokratike dhe pluraliste, nepermjet edukimit politik për të gjitha klasat e shoqërisë; Akses lehtësues për edukime të mëtejshme për njerëz të rinj, duke siguruar bursa; ndihmese për mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, kurdoherë që është i mundur, për të shmangur shpërthime të reja të luftrave dhe konflikteve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama fondacioni “friedrich ebert” edi rama fondacioni “friedrich ebert”

Sondazh

Poll