Aktualitet

Çështja e Cirkut Kombëtar, Margariti: Do të gjejmë një zgjidhje në rrugë ligjore

21 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Çështja e Cirkut Kombëtar, Margariti: Do të gjejmë

TIRANË- Ministrja e Kultorës Eva Margariti është shprehur se ka besim në zgjedhjen e çështjes së Cirkut Kombëtar, ku përmbaruesit kanë çmontuar një pjesë të çadrës mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në Facebook, Margariti shkruan se do të vijojë luftën ligjore, ndërkohë që ka shtuar se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit, do të sigurojnë një hapësirë të sigurtë për artistët, që të vijojnë punën e tyre me provat.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri. Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, shkruan Margariti.

Situata e krijuar për Cirkun Kombëtar ka ardhur për shkak se në vendin që është ngritur çadra e Cirkut është pronë private dhe që nga viti 2014 artistët e Cirkut janë përplasur me përmbaruesit, të cilët kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës.

(I.A/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cirku komebtar eva margariti cirku komebtar eva margariti

Sondazh

Poll