Aktualitet

SONDAZHI/ Gati 1/3 e shqiptarëve refuzojnë të vaksinohen kundër COVID

21 Tetor 2021, 20:12 Nga DOSJA
SONDAZHI/ Gati 1/3 e shqiptarëve refuzojnë të vaksinohen

TIRANË- Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë vaksinën në të ardhmen. Kurse 22,8% e të anketuarve nga Euronews Albania dhe MRB, nuk e dinë nëse duan ta bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid-19.

Vetëm 18,6% e shqiptarëve u shprehën të bindur se dëshirojnë të bëjnë këtë vaksinë. Rezultati u mundësuar nga “Barometri” në Euronews Albania, pas anketimit me 1000 qytetarë ballë për ballë. Arsyeja kryesore që i ka shtyrë shqiptarët të mos e bëjnë vaksinën deri tani, është se nuk janë të bindur për sigurinë e saj pasi kështë shprehen 48% e të pyeturve.

Arsyeja tjetër më e përhapur tek ata që nuk janë vaksinuar është mungesa e besimit tek efikasiteti i vaksinës (29,7%). Deri më tani 43,7% e shqiptarëve shprehen se janë vaksinuar me të paktën një dozë. Pjesa më e madhe, 56% e shqiptarëve që nuk janë të vaksinuar, i takojnë moshës 18-24 vjeç.

Marrë nga Euronews

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sondazhi vaksinimi ne shqiperi vaksinimi ne vend sondazhi vaksinimi ne shqiperi vaksinimi ne vend

Sondazh

Poll