LIVE UPDATES
Politike

Ka babain e dënuar? Elda Hoti: E marr me mend arsyen e sulmeve, ‘mola’!

21 Tetor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Ka babain e dënuar? Elda Hoti: E marr me mend arsyen e sulmeve,

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka reaguar pas akuzave se në formularin e dekriminalizimit ka ndryshuar emrin e të atit. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se të gjitha akuzat janë të pabaza, duke mohuar të gjitha pretendimet e ngritura ndaj babait të saj. Po ashtu ka ndarë edhe një mesazh për të gjithë ata aqë ajo cilëson si kundërshtarë të saj, duke përmendur edhe origjinën. Njëjtë siç bëri kryedemokrati Lulzim Basha pak ditë më parë, edhe deputetja theksoi se me origjinë është nga Hoti. 

“Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët. Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti,”-shkruan ajo. 

POSTIMI I PLOTË: 

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë. Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë. Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”. Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to. Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit. Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë. Edhe pse e isha e fundit në listë. Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua. Mund ta marr me mend arsyen e këtyre sulmeve. I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time. Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim. Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur. Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës. Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë. Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj. Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh! Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike. Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”. Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik. Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të. Unë jam Elda Hoti! Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim. Krenare për familjen time dhe prejardhjen time. Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët. Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti. Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju! E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Ankesa e depozituar sot në KQZ lidhet me fshehjen e ndërrimit të emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti. Dokumentet të cilat mbajnë datën 13.10.2021 i janë dorëzuar në adresë të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit si dhe u janë dorëzuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, drejtuesit të SPAK, Arben Krajës si edhe ambasadoreve të SHBA, Yuri Kim dhe Luigi Sorecës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike babai i elda hotit elda hoti babai i elda hotit elda hoti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet