Aktualitet

Ndërtimi i pallatit 8-katësh, banorët e Astirit protestë: Veliaj eja shih situatën

21 Tetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Ndërtimi i pallatit 8-katësh, banorët e Astirit protestë:

TIRANË- Banorët e Astirit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e një pallati 8-katësh në afërsi me banesat e tyre. Një banor është shprehur se ndërtimi i pallatit i zë hapësirën, ndërkohë që i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj që të shohë vetë situatën.

“Ne po vazhdojmë tre ditë protestën. Nuk po bëjmë asnjë marrëveshje. Ka ardh gjithë shteti dhe na bëjnë raprezalje. Ku ta çoj nipin. S’kam rrugë ta çoj në shpi. Shife ku na ka ardh pallati. Hajde mor Erion Veliaj shife situatën. Ta dhamë votën zotëri i dashur, ku je sot?”, tha ai.

Ndërkohë që një tjetër banore është shprehur se për të blerë shtëpinë që ka i është dashur 20 vite punë dhe se i është siguruar që hapësira që po bëhet pallati, do të bëhej lulishte.

“Ka 20 vite djali që punon në Itali dhe më ka marrë këtë shtëpi. Mu zu jeta, mu zu dielli, mu zu drita. Jam e humbur. Prandaj ju lutem shumë dua të bllokohet kjo. Kur e kam blerë shtëpinë, më ka thënë pronari zonjë kjo këtu do bëhet lulishte. Unë prandaj e bleva. Mua më zihet dielli“, u shpreh banorja.

Banorët e Astirit kanë dalë në protestë prej disa ditësh, për shkak të një pallati 8 katësh që po ndërtohet në atë zonë. Banorët janë shprehur se leja e ndërtimit që është marrë për këtë pallat është e parregullt, ndërkohë që kanë shtuar se ndërtimi i tij zë gjithë hapësirën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e astirit në protestë proteste ne astir banorët e astirit në protestë proteste ne astir

Sondazh

Poll