Aktualitet

28-vjeçari humb kontrollin e makinës, aksidenton këmbësorin në aksin Tapizë-Thumanë

21 Tetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
28-vjeçari humb kontrollin e makinës, aksidenton

DURRËS– Një 21-vjeçar është aksidentuar në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga A. K., 28 vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën. I aksidentuari Xhelson Gabili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll