Sport

EUROPA LEAGUE/ Strakosha titullar, Lazio dhe Marseille ndajnë pikët,ja rezultatet…

21 Tetor 2021, 19:22 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Strakosha titullar, Lazio dhe Marseille ndajnë pikët,ja

EUROPË-Në raundin e tretë të Europa League u zhvilluan disa përballje të orës 18:45. Interesant ishte takimi mes Lazios dhe Marseille, përballje përfunduar me shifrat 0-0 e vlefshme për Grupin E. Thomas Strakosha e nisi nga minuta e parë,ndërsa Hysaj qëndroi në stolin e rezervave.Të dyja ekipet u përpoqën deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës por pa sukses.

Nga një pikë kanë ndarë edhe Betis me Bayer Leverkusen në Grupin G që e mbyllën takimin me rezultatin 1-1. Golit të Inglesias me penallti ju përgjigj Andrich pak minuta më vonë duke vendosur gjithçka në baraspeshë.

Në barazim u mbyll edhe ndeshja ndaj Fenerbahce dhe Antwerp me rezultatin 2-2. Golit të hershëm të Samatta ju kundër përgjigj Valencia me një dygolësh për ekipin turk. Megjithatë, belgët nuk u dorëzuan duke shënuar edhe golin e barazimit me Gerkens. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

Betis – Leverkusen 1-1

Fenerbahce – Antwerp 2-2

Ludogorets – Braga 0-1

Midtjylland – Crvena Zvezda 1-1

Rapid Vienna – D. Zagreb 2-1

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport europa league europa league

Sondazh

Poll