Sport

Makthi i Romës është në Rrethin Arktik! Mourinho poshtërohet me gjashtë gola

21 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Makthi i Romës është në Rrethin Arktik! Mourinho

NORVEGJI-Jose Mourinho pëson humbjen më të thellë në karrierën e tij si trajner dhe kjo i ndodh në stolin e Romës përballë Bodo Glimt, në raundin e tretë të ndeshjeve në Conference League. Skuadra verdhekuqe u turpërua me shifrat 6-1, duke lënë një shije shumë të keqe në këtë sfidë të zhvilluar në veri të Kontinentit të Vjetër. Takimi në Norvegji u luajt në temperatura të ulëta dhe kjo ndikoi në performancën e lojtarëve.

Verdhekuqtë thuajse nuk ekzistonin në fushë, duke pësuar dy gola brenda 20 minutave të para me autorë Botheim dhe Berg. Goli i Perezit në minutën e 28-të dha përshtypjen e rreme se skuadra e Romës do të kthehej në lojë, por ndodhi krejt e kundërta.

Në pjesën e dytë shënuar me radhë Botheim, Solbakken, Pellegrino e sërish Bothein, më ketë të fundit që mori topin në shtëpi pasi e mbylli ndeshjen me tregolësh.Një humbje për të vënë duart në kokë kjo e Romës, që gjithsesi nuk e rrezikon kualifikimin e klubit verdhekuq.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll