Sport

Disiplina gjobit Partizanin dhe Teutën për logon e “Abissnet”, revoltë ndaj Ligës?

21 Tetor 2021, 04:11 Nga DOSJA

TIRANE Pas paralajmërimit, vjen edhe ndëshkimi. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në mbledhjen e tij të fundit, ka marrë vendimin administrativ për të gjobitur me shumën prej 50.000 lekësh të rinj klubin e Teutës dhe të Partizanit.

Arsyeja? Këto dy klube të elites, ende nuk kanë vendosur logot e kompanisë “Abissnet” në fanellat e skuadrave të tyre, e cila e ka fituar këtë të drejtë në bazë të kontrate shitblerjeje, të arritur midis kompanisë në fjalë dhe Ligës Profesioniste.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania “Abissnet” është bërë sponsor i kampionatit të Kategorisë Superiore dhe ka fituar të drejtën e vendosjes së emrit dhe logos së saj në fanellat e të gjitha klubeve të Superiores, në panelin e reklamave, si dhe në topin zyrtar të ndeshjes. Njëkohësisht, edhe gara tashmë quhet Kampionati “Abissnet” Superiore.

“Të kuqtë” e kryeqytetit, si dhe “Djemtë e detit” janë klubet e vetme të Superiores, që deri në javën e 5-të të kampionatit të 83-të, nuk i kanë patur në fanellat e tyre logon e re me emrin e sponsorit të Superiores. Në vijim do të shihet në kjo ka qenë një neglizhencë e rastit, apo një qëndrim ndaj vendimit të Ligës Profesioniste.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport djemte e detit kampionati “abissnet” superiore kategorisë superiore klubin e teutës dhe të partizanit ligës profesioniste logot e kompanisë “abissnet” vendimin administrative për të gjobitur djemte e detit kampionati “abissnet” superiore kategorisë superiore klubin e teutës dhe të partizanit ligës profesioniste logot e kompanisë “abissnet” vendimin administrative për të gjobitur

Sondazh

Poll