Sport

Juve hipotekon kualifikimin, Kulusevski befason Zenit. Chelsea nuk fal ndaj…

20 Tetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Juve hipotekon kualifikimin, Kulusevski befason Zenit. Chelsea nuk fal

RUSI– Juventus merr një fitore të rëndësishme në Champions League përballë Zenit. Bardhezinjtë triumfojnë me shifrat 1-0 dhe hipotekojnë një farë mënyre kalimin për në raundin tjetër.

Një takim me pak raste, ku dy skuadrat kishin frikë të hidheshin në aventurë, ndërkohë që në minutën e 86′, kur takimi dukej se po shkonte drejt barazimit, De Sciglio harkon në zonë dhe Kulusevski me kokë mposhti portierin Kritsyuk, por golin e tre pikëve.

Me këtë fitore skuadra bardhezi kryeson Grupin H në kuotën e 9 pikëve, ndjekur nga Chelsea me 6 pikë që fitoi ndaj Malmos në “Stemford Bridge” me shifrat 4-0.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Thuchel e zhblloki takimin që në minutën e 9-të me Chistensen, ndërsa pak më vonë dyfishoi Jorginho. Në pjesën e dytë shënoi Haverzt e sërish Jorginho.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chelsea juventus chelsea juventus

Sondazh

Poll