Sport

Atalanta, sa keq: CR7 bën ligjin në “Old Trafford” me përmbysje

20 Tetor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Atalanta, sa keq: CR7 bën ligjin në “Old Trafford” me

ANGLI– Në Grupin F Atalanta për pak mund të ishte befasia e madhe e mbrëmjes, por përmbyset nga një Manchester kurajoz dhe me dëshirë. Në “Old Trafford”, skuadra e Solskjaer fiton me shifrat 3-2 që për pak mund ta shihte veten në telashe dhe jashtë Championsit.

Siparin e golave e hapi Pasalic në minutën e 15′, ndërkohë, Demiral dyfishoi rezultatin në minutën e 29′. Harkimi i mirë nga këndi i Koopmeiners, gjeti turkun që me një goditje të fortë me kokë e çoi rezultatin në 2-0.
Pjesa e dytë nisi me vrull për Manchester United që fillimisht ngushtoi rezultatin me Marcus Rashford, ndërsa Harry Maguire do të barazonte në minutën e 75′.

Përmbysja erdhi nga i përhershmi, Cristiano Ronaldo që në të 81-tën bëri një kërcim gjigantesk në zonë duke mposhtur portierin Musso dhe duke çuar stadiumin peshë për përmbysjen e madhe. Sukses që ngjit Manchester United në vendin e parë në kuotën e 6 pikëve, ndjekur nga Atalanta dhe Villareal me 4.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta manchester united ronaldo atalanta manchester united ronaldo

Sondazh

Poll