Sport

“Mos u vishni si arabë”! Klubi i Newcastle ka një lutje për tifozët: Respektoni…

20 Tetor 2021, 22:09 Nga DOSJA
“Mos u vishni si arabë”! Klubi i Newcastle ka një lutje

ANGLI-Newcastle është bërë klubi më i pasur në botë dhe kjo falë sheikëve dhe fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite që investon në emër të qeverisë së tij.Ata krenohen me një vlerë neto prej 320 miliardë paund, rreth 10 herë më shumë se Sheikh Mansour i Man City dhe 50 herë më shumë se pronari i PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Drejtuesit kanë premtuar një merkato të çmendur dhe ky fakt i ka pëlqyer së tepërmi tifozëve, të cilët shitjen e klubit të tyre e kanë festuar në një mënyrë të veçantë. Në sfidën kundër Tottenham-it tifozët e Newcastle u paraqitën në stadium me veshje tradicionale arabe.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e vetë klubit, që u kërkon të mos vishen më me rroba të tilla, pasi mund të kthehet në një situatë të pahijshme për personat e besimit musliman në të ardhmen.

KOMUNIKATA E KLUBIT

“Asnjë nga pronarët e rinj nuk është ndjerë në asnjë mënyrë i ofenduar nga ata që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë, ishte një gjest mirëseardhje pozitiv. Megjithatë, mbetet mundësia që të vishesh kështu është e papërshtatshme nga ana kulturore dhe rrezikon të ofendosh dikë tjetër.Newcastle United me mirësi u kërkon tifozëve të përmbahen nga veshja tradicionale arabe ose mbulesa koke të frymëzuara nga Lindja e Mesme.

Të gjithë vizitorët në klub, si gjithmonë, inkurajohen të veshin çdo gjë që është normë për kulturën ose fenë e tyre, duke vazhduar të pasqyrojnë bashkësitë dhe grupet e gjera multikulturore nga të cilat klubi merr mbështetje.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport newcastle newcastle

Sondazh

Poll